Top News – Alarmi për Shqipërinë/ Banka Botërore publikon të dhënat
02/12/2020 11:21

Pandemia në të gjithë globin ka hyrë në fazën e saj të dytë dhe për ekspertët situata është e rënduar në shumë vende, me të cilave edhe Shqipëria. Sipas një raporti të Bankës Botërore, pandemia Covid 19 do të bëhet shkak në përkeqësimin e treguesve kryesorë të shëndetit – shkruan monitor. Presioni i pandemisë mbi sistemin shëndetësor dhe akumulimi i vonesave për të trajtuar sëmundjet e tjera do të përkeqësojë treguesit kryesorë globalë të shëndetit, duke rritur normat e vdekshmërisë të fëmijëve dhe nënave, shkallët e imunizimit, incidencën e tuberkulozit dhe prevalencën e HIV. Ndikime negative do të ketë tek vendet që kanë numër të ulët mjekësh dhe infermierësh për banorë dhe ato me mungesë logjistike mjekësore. Sipas Bankës Botërore, Shqipëria renditet ne grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta në krah të vendeve afrikane për numrin e ulët të stafeve mjekësore për banorë. Shqipëria ka 4.9 mjekë dhe infermierë për banorë. Kjo shifër është shumë e ulët në raport me vendet e tjera të kontinentit ku bëjmë pjesë. Sipas Bankës Botërore, numri i stafeve mjekësore dhe kostoja e shërbimeve janë thelbësore për të minimizuar rreziqet që i kanosen shëndetit. Pandemia tregoi se edhe vendet me të ardhura të larta dhe shëndetësi të zhvilluar u gjendën në kolaps për të përballuar flukset e pacientëve. Gjatë tri dekadave të fundit, niveli global i vdekshmërisë nën pesë vjeç ka rënë me rreth 60 për qind. Mirëpo pandemia mund të përkeqësojë këtë tregues.

Top News – Tragjedi në Maliq, sherri mes dy 14-vjeçarëve i merr jetën njërit prej tyre
14/08 20:06
Top Channel/ I mituri vr*tet nga bashkëmoshatari! Hetuesit dhe policia rrethojnë vendin e ngjarjes
14/08 20:03
Top Channel/ Prekëse! Mbi një muaj në koma, përlotet avokati Vishaj: Fitova betejën! Isha mes…
14/08 20:01
Top Channel/ Lindjet, 1 mijë bebe më pak! Gjashtëmujori i parë, qarku i Kukësit në rritje
14/08 19:58
Top Channel/ Nis rënia e temperaturave, parashikohen reshje në disa zona të vendit
14/08 19:47
Top Channel/ Vr*sja e postierit, lirohet i dyshuari, Lami u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje
14/08 19:39
Top Channel/ Vr*tet me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçari në Maliq, ngjarja ndodhi pas…
14/08 19:38
Top Channel/ Gramsh, banorët kthehen në shtëpi! Situatë e qetë në pjesën më të madhe të zonës
14/08 19:32
Top Channel/ Tragjike në Maliq, 14-vjeçari i merr jetën bashkëmoshatarit pas sherrit në lokal
14/08 19:30
Top News- Vihen nën kontroll zjarret në Delvinë/ Banorët e evakuuar rikthehen në shtëpi
14/08 17:53
Top Channel/ Doli për të kërkuar qenin që i ruante bagëtitë, shpallet i humbur 56-vjeçari në Elbasan
14/08 17:44
Top Channel/ Pse nuk kishte zjarre në kohën e Enverit? Rama përgjigjet dhe premton…dëmshpërblim
14/08 17:16
Top News- Taksat vendore në e-Albania!/ Akses dhe për qytetarët, zgjerohet shërbimi
14/08 16:58
Top Channel/ Priten shira lokale. Pritet ulje e temperaturave në disa zona të vendit
14/08 16:08
Top Channel/ Gramsh, disa vatra ende aktive. Banorët po rikthehen në shtëpi
14/08 16:08
Top Channel/ 44 mijë dosje, gjyqtarët duan zyra. Sot gjykohen çështjet e vitit 2017
14/08 15:24
Top Channel/ Ryanair, bazë të re në Tiranë. Investim 300 mln dollarë, hapen 3 mijë vende pune
14/08 15:20
Top Channel/ 54 mijë hektarë tokë e djegur, sipërfaqja më e madhe që nga viti 2011
14/08 15:18
Top Channel/ Delvinë, zjarret nën kontroll, por zjarret lanë pasoja të rënda
14/08 15:17
Top Channel/ Dëmet në blegtori. U dogjën 740 koshere, 13 gjedhë dhe 25 krerë të imta
14/08 15:14