Komiteti për Parandalimin e Torturës i Këshillit të Europës i rekomandon autoriteteve shqiptare mbylljen e Burgut të Tepelenës. Një raport i hartuar pas një vizite që një delegacion i këtij Komiteti, zhvilloi në Shqipëri në maj të vitit të kaluar vë në dukje se “mjediset e burgut të Tepelenës ishin të degraduara”.