Top News- Alarmi i frikshëm nga Greqia/‘Çdo ditë 100 viktima, deri në fund të muajit!’
08/11/2021 18:56

Greqia është duke thyer çdo ditë rekord me numrin e lartë të të prekurve me koronavirus, ndërkohë që në spitalet janë të mbingarkuara me pacientë që iu duhet ndihmë mjekësore. Ekspertët në Greqi parashikojnë në fillim të dhjetorit numri i rasteve të reja me koronavirus të arrijnë deri në 10 000 në ditë. Duke i bërë thirrje qeverisë të marrë masa të menjëhershme dhe qytetarëve të vaksiohen, eksperti grek Demosthenes Sarigiannis ka parlajmëuar se vendi fqinj mund të arrijë në 100 viktima në ditë. “Rritja e rasteve është krejtësisht normale. Është vazhdimësi e kursit në rritje. Për këtë javë presim një rritje të qëndrueshme, e cila mund të çojë në 7 mijë raste ditore. Në fillim të dhjetorit rastet të arrijnë në 10 mijë të infektuar në ditë. Numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet dhe deri në fund të muajit do të kemi arritur afër 100 vdekje në ditë”, tha Sarigiannis për mediat greke. Por pavarësisht këtyre parashikimeve, kryeministri grek Qiriako Mitsotakis tha gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit në Athinë se nuk do të privojë më të vaksiunuarit nga shërbimet publike, duke hedhur poshtë mundësinë e kthimit të izolimit. “Do të them sërish se ekonomia dhe shoqëria nuk do të mbyllen më. Të vaksinuarit nuk do të privohen nga liritë dhe ata që ende nuk janë vaksinuar duhet të mbrohen. Që e gjithë kjo të ndodhë në të njëjtën kohë, përveç policisë, padyshim duhet bashkëpunim dhe duket se me armën kryesore të bindjes po e pushtojmë“, theksoi Mitsotakis në fillim të takimit.

Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15
Top News – Debati për gjuhën shqipe në RMV. Ministri Hoxha telefonatë me homologun maqedonas
16/03 11:13
Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
DIGITALB DIGITALB