Alarmante situate në Spanjë, rreth 500 ushtarë shtesë do të angazhohen në rajonin e Valencias, teksa banorët kritikojnë autoritetet. Shirat e rrëmbyeshëm, që kanë nisur të hënën, kanë shkaktuar vërshime, të cilat më pas kanë shkatërruar ura dhe kanë mbuluar qytezat me baltë.