Ashtu si çdo verë edhe këtë vit, turistët britanikë, kryesojnë listën e pushuesve problematikë në destinacionet europiane, ndërsa nuk kanë munguar as rastet kur tentojnë të hapin dyert e avionëve gjatë udhëtimeve të tyre. Dy raste të tilla janë dokumentuar me video nga tabloided britanike dhe tregojnë dy pasagjerë agresivë të cilët neutralizohen nga policia dhe udhëtarët e tjerë në avion, pasi tentojnë të hapin derën në fluturim e sipër.