Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s -s Jens Stoltenberg ngriti alarmin se lufta në Ukrainë mund të dalë jashtë kontrollit dhe të shndërrohet në një luftë midis Rusisë dhe NATO-s. Në një intervistë për mediat norvegjeze ai paralajmëroi se lufta mund të përhapet edhe në Evropë. Stoltenberg, ish-kryeministër i Norvegjisë, tha në intervistë se ai nuk ka dyshim se një luftë e plotë mes NATO dhe Rusisë është një skenar që mund të ndodhë. Prandaj sipas tij, është e rëndësishme të shmanget një konflikt që përfshin shumë vende në Evropë.