Britania e Madhe është në alarm për sa i takon përhapjes së gripit të shpendëve. Tashmë është lëshuar urdhëri për mbajtjen brenda të gjithë shpendëve në Angli në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit. Masat që u shpallën javën e shkuar, hynë në fuqi nga e hëna dhe kanë si qëllim të parandalojnë zogjtë shtëpiakë që të ndërveprojnë me zogjtë e egër.