Ndërkohë që po përgatitet për zgjedhjet e parakoshme, politika italiane është në alarm për shkak të një rapoeti nga Departamenti Amerikan i Shtetit për financimin e partive europiane nga Kremlini. Ky raport, i cili theksonte se Rusia financoi edhe PD në Shqipëri, ka përcarë me tej skenën politike italiane duke përplasur ashpër të majtën dhe të djathtën.