Në orët e para të mëngjesit të 10 prillit, rreth 40 minatorë kanë mbetur të ngujuar 900 metra nën tokë në Minierën e Trepçës, në afërsi të Mitrovicës. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi, I cili thotë se 10 minatorë kanë dalë përmes daljeve të dyta ndërkohë që pjesa tjetër kanë nisur me ndihmën e ekipeve emergjente.