Këtë të hënë nxënësit në disa shkolla fillore dhe të mesme në Podgoricë u evakuuan pasi morën njoftime nëpërmjet postës elektronike për vendosjen e mjeteve shpërthyese. Alarmet e shumta që dolën të rreme për mjete shpërthyese të vendosura në shkolla ndodhën edhe në prill të këtij viti, ku të gjitha shkollat në Mal të Zi u evakuuan.