Policia e Shtetit ka nisur procedimin penal për dy motrat Lalo, të cilat akuzohen se kanë përhapur informacione të rreme për mjeken e QSUT-së, Migena Qato. Siç edhe njoftohet në informacionin zyrtar, ndaj dy motrave procedimi ka nisur pas dyshimit se ato kanë përhapur në rrjete sociale informacion të rremë për shërbimin e dy mjekëve dhe se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.