Një 28-vjeçar nga shqipëria është arrestuar për herë të pestë në Greqi, i cili akuzohet se përgjatë 1 viti ka kryer 24 vjedhje dhe 2 grabitje. Mediat greke shkruajnë se policia ka vënë në pranga shtetasin Emiljano Muharemi. Me psudonimin “Shkaba”, 28-vjeçarit iu gjetën një sasi të vogël lënde narkotike, kanabis në banesë, ndërsa mediat shkruajnë se emri i tij nuk është i panjohur për policinë greke. Akuzat e ngritura kundrejt tij janë të posedimit të lëndëve narkotike, vjedhjes dhe grabitjes, duke u konsideruar kështu një njeri tepër i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike