Top News – Akuza për nxitje të dhunës/ Trump refuzon: Nuk dëshmoj në Senat!
05/02/2021 11:05

Avokatët e ish-Presidentit Donald Trump hodhën poshtë kërkesën e demokratëve që ai të dëshmojë në gjyqin e Senatit mbi akuzat për nxitje të rebelimit lidhur me sulmin e ndaj Kapitolit në 6 janar. Këshilltari i Trumpit, Jason Miller e bëri të qartë se “presidenti nuk do të dëshmojë në një proces antikushtetues”. Së bashku me avokatët Bruce Castor dhe David Schoen, e quajtën kërkesën një “lojë të marrëdhënieve me publikun”. Të dy ata këtë javë hodhën poshtë akuzën për nxitje të rebelimit dhe thanë se pretendimet e tij se humbja në zgjedhje ishte rezultat i mashtrimit të përhapur, ishin të mbrojtura nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës amerikane për lirinë e shprehjes. Prokurorët nga njëra anë dhe ekipi mbrojtës i ish-presidentit, nga ana tjetër, po paraqesin argumentet për rolin e zotit Trump në trazirat e 6 janarit në Kapitol ku vdiqën pesë persona si dhe mbi ligjshmërinë ose jo të gjykimit. Ata po debatojnë gjithashtu rreth Amendamentit të Parë të Kushtetutës dhe rreth qëndrimit të prerë të demokratëve se trazirat përbënin një kërcënim për tranzicionin presidencial në vend. Prokurorët që kanë ngritur akuzën pretendojnë se besnikët e zotit Trump, të nxitur prej tij, rrezikuan drejtpërdrejt sigurinë e ligjvënësve që u desh të largoheshin nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe nga Senati kur protestuesit po hynin aty me forcë.

Top News – Lufta ‘po i afrohet’ Iranit, IKNI tani! Ambasada amerikane në Izrael ‘evakuon’ stafin
27/02 14:54
Top News – Starmer, humbje të turpshme / Mundet në ‘bastionin’ e tij nga të gjelbrit
27/02 14:45
Top News – Nga sponsor në armik…Çfarë fshihet pas sulmit të Pakistanit mbi talebanët
27/02 14:27
Top News – ‘Shi gjaku’ në Spanjë / Re pluhuri saharian mbi Evropë, sjell reshje me baltë
27/02 13:24
Top News – SHBA-Iran, bisedime pa marrëveshje…por me shenja të mundshme përparimi
27/02 12:58
Top News – As emigrantët nuk e shpëtojnë dot…Gjermania po plaket më shpejt nga sa mendohej
27/02 12:55
Top Channel/ Bisedimet me SHBA, Aragchi: Kemi dallime, por pajtohemi tek elementet kryesorë!
27/02 12:13
Top Channel/ Amerikanët “bëhen anglezë”: Rekord aplikimesh për shtetësinë britanike!
27/02 12:03
Top Channel/ Pakistani sulmon Afganistanin:”U mbush kupa, do t`i shkatërrojmë talebanët”!
27/02 11:39
Top News- Gjermania, alternativë ndaj Patriot/ Mbrojtje ajrore ‘Made in Europe’, modernizohet IRIS-T
27/02 11:36
Top News – Raketa që godasin deri në 3000 km larg / Arsenali balistik i Iranit, më i madhi në rajon
27/02 11:24
Top Channel/ Dosjet Epstein-sot dëshmon Bill Clinton, Hillary:”Thërrisni edhe Trump-in nën betim”!
27/02 11:19
Top News – ‘Sa herë duhet ta them: Nuk e njoh Epstein’ / Hillary Clinton sfidon Trumpin të dëshmojë
27/02 11:17
Top News – Shpërthen vullkani i baltës / ‘Fundi i botës…’, banorët të frikësuar në Kolumbi
27/02 11:13
Top News – Macron në nëndetësen ‘top-secret’ / Evropa do mburojë bërthamore, shqetësim për SHBA
27/02 10:57
Top News – Pakistani bërthamor bombardon Kabulin /‘Luftë të hapur’ qeverisë talebane të Afganistanit
27/02 10:56
Top News – Irani ka raketa që godasin SHBA / Pretendimi i Trump nuk mbështetet nga inteligjenca
27/02 10:56
Top News – Warner Bros ndryshon pronarë. Marrëveshja rekord, shitet për 111 miliardë dollarë
27/02 10:15
Top News – ‘Pyesni Trump për Epstein’. Clinton dëshmon lidhjet me pedofilin famëkeq
27/02 10:04
Top Channel/ Dëshmon Hillary Clinton: Epstein, njeri i tmerrshëm
26/02 23:08
DIGITALB DIGITALB