Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehura dy mjeke obstetër-gjinekologe në maternitetin “Koço Gliozheni”, të cilat akuzohen se neglizhuan gjendjen e rënduar të një pacienteje duke çuar në humbjen e jetës së foshnjës së saj ndërsa edhe vetë pësoi rrezik serioz për jetën dhe shëndetin. Dy mjeket akuzohen për veprën penale “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”, lidhur me rastin të dënoncuar nga nëna në vitin 2023.