Ish kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka kërkoi pafajësi në seancën e zhvilluar këtë të mërkurë në Apelin e Posaçëm. Mbrojtësi i tij ligjor Julian Mërtiri mbajti të njëjtin qëndrim duke thënë se klienti i tii nuk ka qenë përdorues i aplikacionit Sky Eç dhe se Aurel Zarka punonte në Vlorë dhe nuk mund të ndikonte në një çështje që ishte në Tiranë.