Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi dhe njëkohësisht lideri i Demokratëve në pushtet, Aleksa Beçice cilësoi si “tentativë për grusht shteti”, iniciativën për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit, Zdravko Krivokapic. Më 19 janar, Lëvizja Ura, e udhëhequr nga zëvendëskryeministri shqiptar, Dritan Abazoviq, dorëzoi në procedurë parlamentare mocionin për mosbesimin e Qeverisë.