Karim Benzema ka lidhje me terroristët Myslimanë. Kështu deklaroi Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, në një intervistë për mediat franceze, ku akuzoi publikisht sulmuesin e njohur. "Karim Benzema ka lidhje të forta, siç të gjithë e dimë, me Vëllazërinë Myslimane", deklaroi ministri francez, që nuk preferoi të japë më shumë detaje në lidhje me këtë akuzë.