Aktorja e njohur me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Bodan. Eliza ka postuar në Instagram disa foto të saj nga shtatzënia dhe të vogëlushit. “Mirë se vjen djali ynë i bukur, Bodan, kjo javë ka qenë një rrugëtim në vetvete. Mirënjohje dhe gëzim! Këta djem i japin jetës horizonte të reja. Bourne & Bodie: Vëllezërit e #Boston.