Aktorja e njohur e serialit të famshëm ‘Friends’, Jennifer Aniston, ka treguar se për shumë kohë ka vuajtur nga problemet e gjumit, duke filluar nga pagjumësia deri tek ecja në gjumë. “Unë mendoj se filloi diku në të 30-at e mia ose edhe më herët, por ju thjesht nuk filloni të vini re efektet e mungesës së gjumit kur jemi më të rinj sepse jemi kaq ‘të pathyeshëm’,” tha aktorja. Në rrëfimin e saj Aniston tregoi se efektet e mungesës së gjumit ndikonin edhe ditën, në punën e saj punën , si dhe në shëndetin mendor. Ajo tha se sado përpiqej të flinte, përfundonte vetëm duke parë orën, madje ndonjëherë edhe ecte në gjumë.