Pëvec Tiranës edhe në qytete të tjera, festa e Ditës së Verës u prit m, festime e aktivitet të shumta. Në Elbasan, në qytetin e traditës, qytetarët hodhën fishekzjarre në pritje të kësaj dite. Dhjetra aktivitete të organiizuara nga Bashkia, po mbahen në zona të ndryshme të qytetit, duke përfshirë të gjitha grupmoshat. Gatimi i Ballokumes nuk kishte sit ë mungonte as këtë vit. Të gjithë vendasit, por edhe qytetarë të tjerë nga e gjithë Shqipëria, e kanë kthyer në traditë tashmë festimin e 14 marsit në Elbasan, si dhe shijimin e Ballokumeve, që gatuhen nga zonjat e këtij qyteti.