NATO ka lëshuar një paralajmërim për aktivitetin "armiqësor" rus në të gjithë Evropën. Në një deklaratë të saj, aleanca ushtarake prej 32 anëtarësh tha se ishte "thellësisht e shqetësuar për aktivitetet e fundit keqdashëse" nga Moska, të cilat ajo i quajti një kërcënim për sigurinë perëndimore. Aleanca vuri në dukje "dezinformimin, sabotimin, aktet e dhunës, ndërhyrjet kibernetike dhe elektronike... dhe operacione të tjera hibride". Çekia, Estonia, Gjermania, Letonia, Lituania, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar janë prekur të gjitha, sipas NATO-s.