Aktivisti kundër luftës në Ukrainë dhe themeluesi i Shoqërisë Demokratike Ruse, Peter Nikitin, tha se atij i është ndaluar hyrja në Serbi, me vendim të Agjencisë për Siguri dhe Informacion. Siç tha Nikitin, policia kufitare në aeroportin "Nikola Tesla" të Beogradit e njohu me vendimin për ti ndaluar hyrjen në Serbi e si pasojë ai është ende në aeroport.