Sali Berisha dhe mbështetësit e tij i paraprinë orarit zyrtar të nisjes së seancës plenare të Kuvendit, ku ashtu si një javë më parë grumbulluan para foltores karriget si formë për të mos lejuar punimet. Berisha u fut më pas live në Facebook-un e tij dhe deklaroi se opozita nuk do të lejojë seancë normale.