Policia e shtetit dhe policia bashkiake e Shkodrës kanë ndërmarrë një aksion inspektimi dhe verifikimi të zbatimit të kontratave për hapësirat publike në plazhin e Velipojës. Aksioni është ndërmarrë në një prej plazheve më të frekuentuar të veriut, ku sipas dokumentacioneve të dorëzuara në bashki janë 30 subjekte që kanë licenca 5 vjeçare shfrytëzimi të hapësirave publike në plazhe dhe pjesa tjetër janë me leje shfrytëzimi 1 vjeçare.