Muxhahedinët e parë mbërritën në Shqipëri në maj të 2013-s. Grupet e para u strehuan në banesa të marra me qira nga qeveria amerikane në zonën e Astirit dhe në ambiente të përshtatura në ish-godinën e një universiteti privat në autostradën Tiranë-Durrës. Grumbullimi i tyre në kampin e Manzës ndodhi vetëm në 2018-n, ndërsa gjatë viteve nga maji 2013-të deri në korrik të 2018-s dyshohet se mes radhëve të muxhahedinëve janë infiltruar agjentë të shërbimeve sekrete iraniane.