Një aksion i policisë së Tiranës ka goditur dy raste të shitjes së lëndëve narkotike. Sakaq dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë vënë nën hetim. Shërbimet e Forcës “Shqiponja”, në bashkëpunim se specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, arrestuan shtetasin me iniciale S. M., 21 vjeç, sepse nga kontrolli fizik iu gjetën 37 gramë Kokainë, si dhe 10 mijë e 200 euro dhe 180 mijë lekë, të dyshuara të përfituara nga shitja e Kokainës. Policia njofton se vijojnë hetimet e thelluara për të dokumentuar ligjërisht burimin e këtyre parave.