Në Durrës, ka nisur paraditen e së premtes aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara padrejtësisht nga subjekte të ndryshme. Ndërhyrja nisi në hyrje të qytetit bregdetar, ku një pjesë e mirë e lulishteve ishte zënë nga lokalet e shumta të ndërtuara ndër vite pa leje. Fillimi i aksionit është mirëpritur dhe përshëndetur nga qytetarët durrsakë dhe veçanërisht banorët e lagjes 17 të qytetit që kalojnë pasditet në këto ambjente.