Pas një hetimi proaktiv disajavor, finalizohet operacioni policor i koduar “Seven”. Asgjësohen 374 bimë kanabis sativa si dhe sekuestrohen dy armë gjahu. Vihet në pranga autori i dyshuar, i cili u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike. Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Batra, për shpërdorim detyre.