Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar me kontrolle të shtuara dhe të dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet. Gjatë kontrolleve, rëndësi e veçantë i është kushtuar ndëshkimit të atyre drejtuesve të mjeteve, të cilët në kundërshtim me Kodin Rrugor, qarkullojnë me mjete me xhama të errësuar me materiale të fabrikuara, të pahomologuar ose të papajisur me certifikatën përkatëse sipas miratimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.