SHÇBA e mbështetur nga dy grupe të FNSH-së ka zhvilluar një aksion kundra lojërave të fatit. Kontrollet janë bërë përgjatë ambienteve bar kafe, ku në disa prej tyre janë konstatuar pajisje të cilat shërbenin për vendosjen e basteve sportive dhe lojërve të fatit. Operacioni I koduar “Basti i fundit” ka çuar në arrestimin e një personi, 3 të proceduar penalisht dhe 4 të shpallur në kërkim. Të përfshirë janë dhe efektivë të policisë të cilët janë proceduar në gjendje të liarë për akuzën e shpërdorim detyre. Gjatë kontrolleve janë gjetur sasi vlerash monetare, njësi kompjuterike, televizorë dhe pajisje të tjera për zhvillimin e këtij aktiviteti.