Një 33 vjecar me iniciale KL ra në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se aksidentoi për vdekje një të moshuar mëngjesin e së dielës pranë zonës së Saukut. 33 vjeacari është shoqëruar në komisariat dhe do të merret në pyetje për ngjarjen në fjalë, sepse pas aksidentit ai u largua nga vendngjarja duke e lënë 82 vjecarin pajetë në anë të autostradës. Enver Kasolli u përplas për vdekje nga një motomjet i cili drejtohej nga shtetasi me iniciale KL. Pamjet që ndiqni, tregojnë vendin ku ndodhi aksidenti i rëndë i cili i mori jetën të moshuarit, që prej një ditë ishte shpallur I zhdukur nga familjarët e tij.