Kryetari I Partisë social demokrate të Serbisë Rasim Ljajic është përfshirë në një aksident rrugor. Ai ishte duke udhëtuar në makinë me bashkëpunëtorin e tij Branko Gogic, ku ky I fundit humbi jetën. Gogic ishte personi që drejtonte automjetin tip Skoda, ku dyshohet se për shkak të shpejtësisë humbi kontrollin dhe më pas përfundoi jashtë rrugës. Makina u përmbys disa herë, teksa u desh ndërhyrja e zjarrfikëses për të nxjerrë trupat e të aksidentuarve.