Pesë anëtarë të një familjeje u përfshinë në një aksident rrugor në aksin Bulqizë-Fush Bulqizë mbrëmjen e kësaj të enjteje. Makina tip fuoristradë me të cilën ata po udhëtonin humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat mbrojtëse e më pas doli nga rruga.