Dy ministra shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë përfshirë në një aksident automobilistik mbrëmjen e së hënës. Fatmir Besimi dhe Kreshnik Bekteshi ishin duke udhëtuar në të njëjtin automjet, ku më pas u përplasën në trafik. Ata ishin duke u kthyer nga një mbledhje pune. Si pasojë e aksidentit pati disa persona të lënduar të cilët u dërguan me urgjencë në spital.