Gjashtë qytetarë të Kosovës të cilët u plagosën në aksidentin tragjik me autobus në Kroaci ende janë duke marrë trajtim mjekësor në spitalin e Sllovanski Brodit. Njoftimi është bërë nga Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate. “Gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe ata janë në përkujdesin e mjekëve dhe vëmendjen e zyrtarëve të Ambasadës së Kosovës në Kroaci, të cilët janë në dispozicion për çdo kërkesë të spitalit lidhur me pacientët”, thuhet në njoftim.