Sipas raportimeve asnjë shqiptar nuk ka qenë në autobusin që u përfshi në aksidentin tragjik në Itali, i cili ra mbrëmjen e së martës nga mbikalimi në Mestre të Italisë. Ministria e Jashtme shqiptare ka reaguar për aksidentin fatal, ku humbën jetën të paktën 21 persona dhe 15 të tjerë u plagosën. Ministria shpreh ngushëllimet për familjet që humbën të dashurit e tyre, si dhe u uron shërim të shpejtë të lënduarve nga aksidenti tragjik. Pas rrëzimit të autobusit nga ura, i cili shpërtheu në flake, në mesin e 21 viktimave humbën jetën dhe dy fëmijë.