Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar për aksidentin e autobusit shqiptar në Kroaci, si pasojë e të cilit një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën rëndë. Kreu i shtetit i shpreh ngushëllime familjes së 41-vjeçarit Gazmir Korbi, I cili nuk I mbijetoi dot plaëgeve të marra. Po ndjek me shqetësim aksidentin tragjik që ndodhi sot në Kroaci ku humbi jetën një shqiptar dhe u lënduan disa të tjerë. Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia familjarëve për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Gjithashtu siguroj të gjithë familjarët e të lënduarve se po e ndjek situatën në vijimësi duke komunikuar me Ambasadorin shqiptar në Kroaci, si dhe me autoritetet kroate. Dëshiroj t’i garantoj familjarët e të gjithë pasagjerëve të lënduar se shteti shqiptar është pranë tyre.