Bilanci nga aksidenti I rëndë që ndodhi në mbikalimin e Saukut shkoi në 3 po aq sa persona ishin në automjetin luksoz Audi A8 që udhëtonte nga Farka në drejtim të Unazës Lindore. Të gjithë viktimat ishin në moshë të re, konkretisht shoferi I identifikuar si Klevis Ruçi 20 vjeç, banues në Fier dhe dy pasagjeret Erisilda Abedini, 22 vjeçe, banuese ne Tirane dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe, banuese në Tiranë.