Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur një ngjarje shumë të rëndë ditën e diel, kur 10 persona humbën jetën në një aksident me autobus në Sllavonski Brod në Kroaci. Si pasojë e aksidentit, që ndodhi në orët e para të mëngjesit më 25 korrik, janë plagosur edhe mbi 40 persona. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, tha se të vdekurit janë bashkatdhetarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjën Frankfurt-Prishtinë.