Top News – Aksidenti ku humbën jetën 45 shqiptarë / Shoferi shpallet fajtor, Bullgaria mbyll hetimin
26/01/2022 11:19

Shoferi i autobusit është shpallur fajtor për aksidentin e rëndë që ndodhi në Bullgari ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut, me përkatësi etnike shqiptare. Prokurori bullgar, Borislav Sarafov ka thënë të martën për agjencinë e lajmeve BGNES, se përgjegjës për tragjedinë e rëndë është shoferi i autobusit të agjencisë “Besa Trans”. “Shkak i aksidentit është humbja e kontrollit mbi autobusin nga shoferi. Por, edhe shpejtësia e madhe dhe e papërshtatshme, mbi normat e lejuara”, ka deklaruar kreu i shërbimit hetimor kombëtar bullgar, Borislav Sarafov. Ai tha se tani vendimi duhet të ekzekutohet nga autoritetet gjyqësore në Maqedoninë e Veriut dhe të njoftohen familjarët e viktimave, pasi ata kanë të drejtë të kontrollojnë materialet. Aksidenti ndodhi në orët e hershme të 23 nëntorit të vitit 2021, kur autobusi i agjencisë “Besa Trans”, i cili po kthehej nga Stambolli, goditi një bankinë në autostradën Struma, pranë fshatit Bosnek, me ç’rast humbën jetën 45 persona, përfshirë edhe shoferin e autobusit, ndërsa shtatë të tjerë pësuan lëndime trupore. Në mesin e viktimave ishin edhe 12 fëmijë, ndërsa shumica ishin familjarë që kishin udhëtuar në Stamboll të Turqisë për një vizitë treditore. Hetimet lidhur me rastin kanë nisur edhe në Maqedoninë e Veriut, pasi autoritetet kanë konstatuar se autobusi i aksidentuar nuk kishte leje për transport ndërkombëtar të udhëtarëve. Dy doganierë janë suspenduar nga puna pasi kishin lejuar autobusin pa leje të kalonte kufirin, agjencisë së udhëtimit i është hequr leja e punës ndërsa drejtuesi i saj, tani pas raportit të hetuesisë bullgare mbi shkaqet e aksidentit, mund të përballet dhe me masa tjera. Bullgaria, është përballur me disa aksidente rrugore vdekjeprurëse edhe në të kaluarën. Aksidenti i fundit ka ndodhur më 2018, kur 17 turistë bullgarë kishin humbur jetën pas rrëshqitjes dhe rrokullisjes së autobusit, si pasojë e lagështisë.

Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15
Top News – Debati për gjuhën shqipe në RMV. Ministri Hoxha telefonatë me homologun maqedonas
16/03 11:13
Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
DIGITALB DIGITALB