Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u shënua pasditen e kësaj të marte në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të mbikalimit të Saukut. Tre automjete u përplasën me njëra tjetrën, për pasojë disa persona mbetën të plagosur dhe drejtuesi i njërit mjet u transportua me ambualancë në spital për të marrë trajtim mjekësor, pasi pati lëndime serioze. Ndonëse 40 vjecari me iniciale DB u dërgua me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor, ai ndërroi jetë, fakeqësisht në pamundësi për ti rezistuar plagëve të rënda.