Policia ka vënë në pranga 26-vjeçari Eldi Allushi, i shpallur në kërkim, pas aksidentit të frikshëm pranë liqenit artificial. Sipas Policisë, 26-vjeçari do tu nënshtrohet analizave për të vërtetuar nëse ka qenë ose jo nën efektin e alkoolit apo drogës në momentin e aksidentit, ku si pasojë e shpejtësisë së lartë, makina kaloi trotuarin, duke u ngjitur në digën e liqenit artificial, duke rrezikuar jetën e këmbësorëve. Kujtojmë se mëngjesin e kësaj të marte, një automjet luksoz tip BMw, i cili vinte nga rruga e Kosovarëve përfundoi mbi digën e liqenit.