Shërbimet e emergjencave në spanjë kanë konfirmuar një viktimë të shtatë pasi një autobus ra nga ura në një lumë, mbrëmjen e krishtlindjes. Skuadrat e shpëtimit nxorrën trupin e një gruaje nga lumi Lerez në rajonin veriperëndimor të Galicisë, të hënën. Dy persona, përfshirë edhe shoferin, u lënduan pasi autobusi që udhëtonte nga Lugo në Vigo, ra nga një lartësi 30 metra në lumin e vrullshëm. Zyrtarët thanë se moti i keq mund të ketë shkaktuar aksidentin ndërkohë që shoferi i autobusit ka rezultuar pas kontrollit negativ për alkool apo drogë.