Mbi njëqind persona kanë vdekur në aksidente në Ballkanin Perëndimor, në të cilat kanë qenë të përfshirë autobusë me udhëtarë. I fundit ka ndodhur në orët e para të 23 nëntorit në Bullgari dhe, deri më tani, është aksidenti më vdekjeprurës: me 46 viktima. I pari aksidenti tragjik në harkun e 20 viteve të fundit ka ndodhur në 25 korrik 2002.