Partia Demokratike zyrtare nëpërmjet nënkryetarit të saj Roland Bejko, akuzon qeverinë për abuzim me fondet për ndërtimin e rrugëve. Duke u ndalur tek aksi Kardhiq-Delvinë, demokratët shprehen se kostot kanë tejkaluar shumë fillestare, prej 60 milionësh, në tani më 154 milionë euro. Por pavarësisht kostos në fjalë, sipas demokratëve siguria dhe sinjalistika lë për të dëshiruar, duke marrë jetë njerëzish.