Një aksident rrugor zinxhir ndodhi këtë të mërkurë në autostradën “Ibrahim-Rugova” në Kosovë. Ngjarja u shënua rreth 44 kilometra pas daljes nga kufiri I përbashkët Shqipëri-Kosovë. në aksident fillimisht raportohet se u përfshi një mjet me targa shqiptare me një kamionçinë të Kosovës, çka solli më pas goditjen zinxhir edhe të katër makinave të tjera që po lëviznin në drejtim të Prizrenit. Nga aksidenti pati vetëm dëme të shumta materiale, ndërsa fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar.