Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 45-vjeçari në Greqi. Jorgo Monogio mbeti i bllokuar në makinë pas aksidentit, ndërsa Ferrari i tij u shkrumbua nga flakët. Në momentin e fundit gruaja e tij arrin të dalë nga automjeti, por për 45-vjeçarin ishte tepër vonë. Mediat greke raportojnë se viktima është vëllai i deputetes së Demokracisë së Re, Katerina Monogyiou.