Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në Malësi të Madhe, me pasojë një humbje jete. Bëhët me dije se viktima është 52 vjecari Jakup Reka, ndërsa mësohet se ky I fundit ishte në krye të detyrës dhe po shkonte drejt një ven ngjarje. Një 32-vjeçar i cili udhëtonte me një makinë tip “Benz”, përplasi për vdekje oficerin e policisë. I riu identiteti i të cilit nuk bëhet me dije po udhëtonte në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe, ku aksidentoi për vdekje Jakup Rekën. Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit , ndërsa ky I fundit është shoqëruar menjëherë në komisariat. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.