Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë ku ka ndërruar jetë shoferi i mjetit tip 'Hyundai'. Mësohet se 31-vjeçari Arjan Shtika, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të fshatit Kapshticë, Devoll.