Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së martës në rrugën Fier-Lushnje. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në vendin e njohur si Kryqëzimi i Vajkanit. Për pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë shoqëruar menjëherë në drejtim të Spitalit rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore. Fatkeqësisht, një nga personat që mbeti i plagosur ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra.